Protestat masive

“Autoblindat nga Kosova do të jenë nesër rrugëve të Parisit”

Autoblindat e rralla të cilët u përdorën në misionin që trupat franceze të xhandarmërisë kanë patur në Kosovë, do të shihen në rrugët e Parisit ditën e shtunë.

Siç është thënë, vendimi është marrë për të parandaluar konlifktet e mundshme dhe viktimat në protestat e “jelekëve të verdhë” të paralajmëruar për nesër.

“Janë mbi 12 autoblinda të cilat përdoren shumë rrallë. Janë përdorur më herët në situata të papërshtatshme në periferi, por asnjëherë në bulevardet e kryeqytetit. Këto mjete përdoren për të hapur barrikadat dhe janë rezistente ndaj zjarrit dhe shisheve të molotovit”, raportojnë mediat atje, transmeton Ballkani.info.

Siç është raportuar, Parisi është përgatitur për çdo rrethanë të mundshme dhe në rrugë do të jeni mbi 89 policë.

“Barrikadat afër bankave dhe restauraneve ishin rrëzuar të premten. Janë thyer shumë lokale afariste, janë marrë gjëra nga bizneset, dyqanet apo baret e ndryshme. Autoritetet kanë larguar gjithçka që mund të përdoret për të krijuar barrikada. Gjithashtu janë mbyllur dyert e operas, Kullës së Eiffel-it, të gjitha muzeumet janë mbyllur, gjimnazet, marketet etj.. Ditën e kaluar 700 nxënës janë arrestuar” thuhet në raportim.

Një zëdhënës nga “jelekët e verdhë”, Benjamin Koshi ka thënë se ka qenë në pritje që Presidenti Macron t’i ofrojë përgjigje deri në ditën e premte, por ende nuk e ka marrë një përgjigje të tillë. /Ballkani.info/