Një shtetase e Austrisë ka njoftuar policinë se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e saj me targa të Austrisë.

Policia ka nisur hetimet për rastin.


“Rr. Ymer Alushani, Prishtinë 14.03.2024-08:00.  Ankuesja femër shtetase austriake ka raportuar se,  nga persona të panjohur i është vjedhur  vetura e saj me targa të Austrisë. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.