Austria, Sllovenia e Kroacia kërkojnë rritje të turizmit mes tri vendeve

Presidentët e Austrisë, Sllovenisë dhe Kroacisë janë takuar të mërkurën në Vjenë dhe kanë kërkuar të rritet turizmi mes tri shteteve fqinje.

Ishte hera e parë që krerët e shteteve janë takuar mes vete që kur ka nisur pandemia e koronavirusit.

Presidenti kroat Zoran Milanoviq ka theksuar se shteti i tij është i sigurt për turistët pavarësisht pandemisë.

Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen, ka thënë se njerëzit “s’duhet të frikësohen apo të fshihen nëpër shtëpitë e tyre”.

Të tri shtetet kanë lidhje të fuqishme ekonomike me kompanitë austriake që operojnë në Slloveni dhe Kroaci.

Në të njëjtën kohë, shumë sllovenë dhe kroatë jetojnë dhe punojnë në Austri.