Christoph Weidinger

Austria i ofron edhe më shumë mbështetje Kosovës në punësim e zhvillim ekonomik

Austria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadorin austriak në Kosovë, Christoph Weidinger.

Siç njofton kumtesa, në takim, u shprehën urime e suksese të përzemërta nga ambasadori austriak Christoph Weidinger, dhe ndër të tjera Kryeministrit Kurtit iu ofrua bashkëpunim i mëtutjeshëm dhe ndihmë e pakursyer në edukim, sidomos në punësimin e grave, zhvillimin ekonomik me theks të veçantë investimet e huaja dhe integrimin evropian.

Kryeministri Kurti ka falënderuar ambasadorin austriak Weidinger për mbështetjen dhe afërsinë që e ka treguar ai personalisht, por edhe i gjithë shteti i tij në përgjithësi.