Austria dërgoi aeroplan ushtarak për t’i marrë dy të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj

Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë ka njoftuar se dy të lënduarit nga eksplodimi i gazit në Ferizaj janë dërguar në Austri me aeroplanin e ushtrisë austriake.

Përmes një postimi në Facebook, ministria e Jashtme e Austrisë ka thënë se Ballkani është në fokus të Austrisë dhe është e natyrshme që të përkrahim në këso urgjencash.

“Pas një eksplodimi të madh të gazit në qytetin e Ferizajit me mbi 40 të lënduar, Kosova ka kërkuar ndihmën e Austrisë. Një bashkëpunim i ngushtë me shtetet e Ballkanit Perëndimor është në fokus të politikës së jashtme austriake. Është e natyrshme që ne të ndihmojmë në emergjenca të tilla” ka thënë ministri i jashtëm austriak, Alexander Schallenberg.

Sot me anë të aeroplanit ushtarak të ushtrisë austriake, dy pacientë janë sjellë në Austri për tretman. U urojmë dy pacientëve shërim sa më të shpejt.