Australiani që tha se e zbuloi Bitcoin-in urdhërohet t’i kthejë miliarda dollarë

Burri australian, Craig Wright nga Australia, i cili kishte thënë se e ka zbuluar kriptovalutën “bitcoin”, është urdhëruar që t’i dorëzojë më shumë se gjysmën e kriptovalutave që i posedon. Raportohet se vlera e tyre është rreth 5 miliardë dollarë.

Konsulenti i sigurisë së IT-së, 49 vjeç, është paditur nga firma e David Kleiman-it, programer që kishte ndërruar jetë në vitin 2013, për një mashtrim që kishte ndodhur me këtë valutë nga viti 2009 deri në vitin 2013.

Një gjykatë amerikane në Florida mori vendim që gjysma e valutave dhe gjysma e pronës intelektuale të Wright-it të i takon Kleiman-it.

Sidoqoftë, nuk dihet saktë se sa valuta të tilla i posedon australiani. Besohet se ai ka rreth 410 deri 500 mijë bitcoin, të cilat e kanë vlerën nga 6.1 deri 7.4 miliardë dollarë.

Më 2015, Wright ishte hetuar nga Zyra Australiane e Taksave për shkak të përfshirjes së tij në aktivitet financiar me bitcoin, ndërsa policia ia kishte bastisur shtëpinë, shkruan “The Guardian”.

loading…