Australianët “thyejnë” karantinën dhe ”lulëzojnë” plazhet FOTO

Pas gati tre javësh larg rërës dhe sërfit, banorët në Sidnej të Australisë, vërshuan të hënën drejt plazheve më populloreve të qytetit, ndërkohë që autoritetet lehtësuan masat kufizuese ndaj pandemisë së COVID-19.

Megjithatë plazhi më i famshëm i qytetit, ai i Bondi-t, vijon të jetë i mbyllur.

Plazhet e Cooge, Clovelly, Maroubra dhe Malabar u rihapën të gjitha këtë fillim jave, më shumë se 20 ditë pasi autoritetet lokale vendosën të ndalonin hyrjen atje, për të frenuar përhapjen e virusit.

Këto masa sipas ekspertëve, do të ndikojnë pozitivisht në shëndetin mendor të qytetarëve. Megjithatë, rregullat e distancimit social do të vazhdojnë të jenë në fuqi.

Deri më tani, Australia ka shmangur shifrat tragjike të viktimave nga koronavirusi, referuar vendeve të tjera të prekura. Kjo pasi qeveria vendosi të mbylli kufijtë dhe të kufizojë lëvizjen e qytetarëve.