Flamujt e Rusisë dhe Bjellorusisë janë ndaluar të shfaqen në turneun e tenisit “Australian Open” pas një incidenti që ka ndodhur në fushë.
Spektatorët fillimisht u lejuan të sillnin flamujt në Melbourne Park me kusht që të mos shkaktonin “përçarje”.
Por organizatorët e ndryshuan këtë vendim të martën, pasi tifozët shfaqën një flamur rus gjatë një ndeshjeje midis Kateryna Baindl të Ukrainës dhe rusesë Kamilla Rakhimova.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë me lojtarët dhe tifozët tanë për të siguruar ambientin më të mirë të mundshëm për të shijuar tenisin”, tha Tennis Australia në një deklaratë.
Tifozët ukrainas thonë se thirrën policinë dhe sigurinë në ndeshjen e raundit të parë të hënën, duke pretenduar se mbështetësit rusë po “tallnin” Baindl.
Ambasadori i Ukrainës në Australi dhe Zelandën e Re i kishte bërë thirrje më herët Tenis Australia të marrë masa.
Atletët rusë dhe bjellorusë nuk kanë qenë në gjendje të luajnë nën flamujt e vendeve të tyre në disa sporte, përfshirë tenisin, që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.
Ndërsa lojtarët nga të dy vendet po konkurrojnë nën një flamur të bardhë neutral gjatë “Australian Open”, ata u ndaluan të luanin fare në Ëimbledon në vitin 2022, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.







