Shteti

Australia investon 1 miliardë dollarë në siguri kibernetike

Australia do të shpenzojë 1 miliardë dollarë në 10 vitet e ardhshme për të rritur sigurinë kibernetike tha kryeministri i vendit Scott Morrison.

Lajmi vjen pak javë pasi Australia tha se është përballur me një sulm kibernetik të sofistikuar që ka goditur të gjitha nivelet e qeverisë, organizatat politike dhe operatorët e internetit.

Edhe pse Australia nuk ka treguar se kush fshihet pas sulmit, burime të brendshme thanë për Reuters se është Kina.

Me investimin e ri plot 500 ekspertë sigurie do të punësohen në agjencinë e sigurisë kibernetike. Financimi është pjesë e një paketa 15 miliardë dollarësh për të rritur mbrojtjen e vendit, një plan që u përshpejtuar nga parlamenti i vendit pas sulmit kibernetik.

Australia asnjëherë nuk ka treguar se kush fshihet pas sulmit që erdhi pak muaj përpara zgjedhjeve.