Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Aurora Berisha ka njoftuar se kanë takuar disa fermerë në Drenas.

Berisha përmes një postimi në rrjetin social ka thënë se diskutimet me qytetarët e Drenasit dhe të gjithë Kosovës po i mbushin me shpresë për 9 shkurt.

“Në takim me disa fermerë të vyeshëm të Drenasit prezantova programin e PDK-së dhe mbështetjen që ky vizion parasheh për këtë kategori. Më pas, zhvillova takime frymëzuese me banorët e fshtratrave Komoran dhe Bellanicë. Përkrahja dhe entuziazmi i këtyre banorëve tregon besmin dhe vullnetin e pathyeshem që kanë në Partinë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar ajo.

Aurora Berisha në zgjedhjet parlamentare garon me numrin 68./Ballkani.info/

Postimi i plotë: