Aurela Hoxha i reagon ndjekëses duke treguar arsyen se përse e mbajti të fshehtë shtatzëninë

Modelja nga Shqipëria, Aurela Hoxha, para disa javësh përmes disa fotografive në rrjetin social “Instagram”, njoftoi qe është bërë nënë për herë të parë.

Ajo dhe partneri i saj, një biznesmen spanjoll identitetin e të cilit nuk e ka zbuluar akoma, mirëpritën një djalë.

Megjithatë, ylli shqiptar e kishte mbajtur të fshehtë shtatzëninë deri në momentin kur edhe erdhi në jetë, Alaron.

Së fundmi, ajo u ka dhënë fansave mundësi të pyesin më shumë rreth jetës e karrierës profesionale e që njëherësh nuk i shpëtoi as pyetjeve për shtatzëninë.

“Pse e mbajte të fshehtë shtatzëninë?”, ka qenë një nga pyetjet e parashtruara nga një ndjekëse.

“Të mos e publikosh në Instagram do të thotë ta mbash të fshehtë? Unë nuk e shoh kështu”, u përgjigj Hoxha.

Sidoqoftë, Aurela ka vite që është zhvendosur në Barcelonë.