Aurela Gaçe ka një kërkesë për fansat

Aurela Gaçe ka zbuluar prej kohësh se po punon për albumin e ri. Së fundmi, ka bërë me dije se do të sjellë dhe këngën e parë nga albumi. Projekti mban titullin “Djali im i keq” dhe pritet të publikohet ditën e enjte. Megjithatë, krahas kësaj, Aurela ka edhe një kërkesë për fansat që lidhet me albumin.

Mesa duket, ajo ende nuk ka zgjedhur një titull, por për këtë do të vendosin ndjekësit.“’Djali im i keq’. Është pjesë e albumit tim të ri, të cilit akoma si kam vendosur një titull, por do t’ja u lë juve në dorë ta bëni”, është shprehur këngëtarja. Kujtojmë që projekti më i fundit i këngëtares është dueti me Stinen.

Ata publikuan këngën “S.F.L”, pjesë e së cilës është dhe Dr.Flori, të cilin e “rikthyen” edhe njëherë përmes muzikës.