Këngëtarja

Aurela Gaçe bën dedikimin më emocionues për bashkëshortin e saj: E kuptova pas 18 vitesh…

Këngëtarja Aurela Gaçe ndan vazhdimisht me ndjekësit e saj në instagram foto nga jeta e përditshme si nga ajo private ashtu dhe profesionale.

Këtë të premte me postimin e rradhës, Aurela i ka veshur instagramit të saj ngjyrat e dashurisë.

Ajo ka shpërndarë një foto ku shfaqen duart e saja shtrënguar me duart e të shoqit, Skerdit.

Këngëtarja e njohur rrallë herë bën deklarata dashurie në publik por është e ditur që njëherë që bëhen, nuk kanë të krahasuar.

Fotografinë e ëmbël, ku duket sikur me duart ashtu shtrënguar, mbajnë fort dashurinë e tyre për ta mbrojtur e për ta rritur, Aurela e ka shoqëruar me disa vargje, të një kënge kënduar shumë vite më parë.

Kënga titullohet “Jetoj” dhe vargjet vijojnë si më poshtë:-E dua, një dorë që t’a shtrëngoj , t’a mbaj në dorën time dhe të them se po jetoj !

Dedikimi i saj për të shoqin, bëhet akoma më i bukur kur thotë se vargjet e këngës e kanë marrë kuptimin me te, se më parë ajo se kishte kuptuar. Tanimë Aurela e ndjen çdo fjalë falë dashurisë që ka për Skerdin.

“Ne kohën kur e kendova, 18vjet te shkuara, mbase se kam kuptuar thelbin e vèrtetë te ketyre vargjeve . Sot ,po.”- ka vijuar Aurela.

loading…