Audicionet për konkurrent të rinj të “Për’puthen” nuk ishin të vërteta

Që pas përfundimit të emisionit, produksioni i “Për’puthen”, me disa ish-konkurrent dhe stafin të udhëtonin nëpër qytete shqiptare për të përzgjedhur konkurrentet e sezonit të ardhshëm.

Burime të “Kryefjala.com” pranë produksionit kanë zbuluar se produksioni i ka përzgjedhur konkurrentet e rinj dhe nuk kanë lidhje me audicionit që janë bërë nëpër qytete.

Të njëjtat burime thonë se audicionet janë bërë për shumë faktorë të tjerë si fitimi nga sponsorët, por në asnjë mënyrë nuk përzgjidhen konkurrentët.

Kujtojmë, se audicionet në qytetet mbusheshin plot e përplot me grupmosha të ndryshme që donin një të ardhme në televizion, pa e kuptuar se asgjë nuk është reale siç ka thënë burimi i “Kryefjalës”, apo të shumët që dëshironin një fotografi me ish-konkurrentet.