Audi SQ7 tani ofrohet me motorin ‘monstrum’ të VW Group

Audi SQ7 TDI arrin me dizajn të rifreskuar e super motor të ri V8.

SQ7 ishte modeli i parë i Volkswagen Groupit që kishe motorin e përditësuar 4.0 litërsh TDI V8 në mars të 2016-ës.

Që nga atëherë modelet si Bentley Bentayga, VW Touareg e SQ8 kanë avancuar motorin e ri ‘monstrum’ me naftë, ndërsa tani si duket i ka ardhur koha familjes së Q7-shit.

AUDI SQ7 i ri tani ka motorin e përditësuar 4.0 litërsh V8 TDI së bashku me një kompresor elektrik i cili asiston në turbocharged twin.

‘Monstrumi’ me naftë prodhon 429 kuajfuqi e i cili bënë që kjo veturë shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë ta arrij për 4.8 sekonda ndërsa atë maksimale të limituar në mënyrë elektronike në 250 km/h.

SQ7 të ri i janë bërë edhe një numër i përditësimesh nga jashtë, e që tani duket më agresiv, krahasuar me modelin Q7 standard ndërsa edhe nga brenda i janë shtuar shumë teknologji të ndryshme e ekrane të shumtë.

loading…