Audi sjellë makinën urbane A1 Citycarver

Me dizajn për rrugë urbane, por që mund të lëvizë edhe nëpër terrenet më të vështira

Sikur shumë prodhues edhe Audi po lanson makina SUV, që të përmbushë kërkesën e klientëve.

Javën e kaluar, është lansuar Q3 Sportback, derisa Q5 është në procesin e freskimit, derisa tani Audi e ka lansuar Citycarver nga linja A1.

Bazuar në A1 Sportback, ky model është crossoveri më i vogël, me vetëm katër metra gjatësi, derisa është ngritur për pesë centimetra, për lëvizje më praktike dhe dukshmëri më të mirë.

Derisa në hapësirën e brendshme i janë shtuar 3.5 centimetra, Citycarver ka rrota me diametër deri në 16 inç. Në këtë formë, Audi e ka sjellë një makinë urbane, por që mund të lëvizë nëpër të gjitha terrenet.

Grilli i ri oktagonal dhe prerjet sikur hojet e bletëve, bien në sy më së pari, derisa ka dritat të zgjatura në pjesët anësore, duke i dhënë dukje shumë më agresive.

Motori me 1.4 litra, i mundëson të prodhojë 200 kuaj fuqi, derisa nuk bëhen të ditura specifikat lidhur me shpejtësinë.

Se sa do të kushtojë Audi A1 Citycarver, ende nuk është bërë e ditur, derisa kanë filluar shitjet e kësaj makine, që blerësve do t’ju dërgohet gjatë muajit gusht.

loading…