Audi elektrik

Audi elektrik që rivalizon direkt Teslan supersportive debuton në vitin 2020

Në mars, Audi paraqiti një sedan elektrik E-Tron GT me performancë të lartë dhe tani njoftohet se do të dalë në treg pas dy vjetësh.

Ndryshe nga konkurrentët, të cilët, përveç performancës, fokusohen në autonomi, Audi përqendrohet kryesisht në pikat e forta, transmeton kp.

Qëllimi i Audi është të bëjë E-Tron GT të konkurrojë me modelin Tesla S P100D, i cili përshpejton nga 0-100 km/h për 4.3 sekonda.

Modeli i prodhimit do të ndërtohet në të njëjtën platformë si modeli i parë Porsche Taycan EV, por nga Ingolshtad theksojnë se përveç Porsche, do të ketë shumë “gjene” të Audit. E-Tron GT do të jetë e para Audi EV me të ashtuquajturin “dysheme të sheshtë” në vend të ‘tavanit të lartë’ në SUV E-Tron.

Pritet që E-Tron GT të jetë vetura e parë elektrike e Audi e cila mundëson mbushjen e baterisë me një ngarkues të shpejtë prej 350 kW, i cili lejon mbushjen deri në 80% për më pak se 12 minuta.

Audi do të paraqesë zyrtarisht konceptin në panairin e veturave në Los Anxhelos në nëntor, ndërsa prodhimi do të fillojë disa muaj më vonë.

E-Tron GT do të jetë në linjën e prodhimit në 2020 në fabrikën Nekarslum në Gjermani dhe do të jetë një nga dhjetë modelet e Audi që do të debutojnë deri në vitin 2025.