Audi e-tron është parë duke u testuar në rrugë me borë (Foto)

Besohet se ky do të jetë pikërisht e-tron Allroad, me më shumë fuqi se që është thënë më herët

Modeli i shumëpritur SUV elektrik nga Audi, do të vijë më në fund gjatë muajve në vijim, transmeton Telegrafi. Krahas tij, prodhuesi gjerman planifikon t’i sjellë edhe disa makina tjera të vogla.

Mirëpo, reporterët që merren me makinat e reja, e kanë parë edhe një e-tron duke u testuar në rrugë me borë, që besohet të jetë SUV më i fuqishëm.

Zyrtarët nga Audi, kanë bërë të ditur se do ta lansojnë së shpejti nëj Allroar, që nënkupton se do të jetë makinë për të gjitha terrenet.

Tani ekspertët e automobilizmit, konsiderojnë se Audi është duke e testuar pikërisht këtë makinë, që duket se është gati për prodhim.