Aty u punua dy orë në ditë, për 37 vjet – kështu duket kopshti që fitoi çmimin si më i miri në Britani (Foto)

Duke i kushtuar dy orë punë në ditë për 37 vjet dhe shpenzuar mbi 15 mijë funte, ju mund të keni gjithashtu një oazë të tillë në një zemër industriale.

Këtë e ka dëshmuar edhe çifti i dedikuar Tony dhe Marie Newton, të dy 71 vjeç, të cilët, që nga lulet e shumta, e kanë mbushur kopshtin e tyre dhe me bimë të tjera të bukura.

Gjyshja Marie kishte filluar të kujdesej për kopshtin e tyre në vitin 1982, pasi doli në pension si projektues transporti.

Dhe kjo i është shpaguar, pasi që çifti ka fituar Kopshtin më të mirë të Britanisë në Walsall, West Midlands.