“Aty ku ndalohen fotografitë”, gjobë, burg dhe shumë telashe

Udhëtimet janë shplodhëse dhe të shumëpritura, për aq kohë sa jeni duke i bërë gjërat në mënyrën e duhur. Por ç’ndodh nëse gabimisht shkrepni një fotografi në vendin e gabuar?

Njihuni në këtë galeri fotosh me 6 vendet ku fotot janë TË NDALUARA!!!

Red Light District në Amsterdam, Hollandë është tejmase i famshëm për bordellot, kanalet piktoreske dhe kafenetë e zhurmshme. Në këtë zonë të qytetit nuk sugjerohet të shkrepni fotografi, aq më tepër në drejtim të xhamave ku ndodhen vajzat.

Korea e jugut- Është e ndaluar të fotografoni gra pa miratimin e tyre, qoftë edhe në vende publike. Neglizhimi si dhe mosrespektimi i këtij rregulli konsiderohet agresion seksual dhe dënohet me 8,800 dollarë ose 5 vite burg.

Pronat private, SHBA- Duhet të tregoni të kujdesshëm nëse keni për qëllim të fotografoni pronën e dikujt. Për ta bërë diçka të tillë duhet të siguroni fillimisht lejen e pronarit/es.

Emiratet e Bashkuara Arabe- Fotografimi i vendeve të ndaluara mund të rezultojë në 1-3 muaj burg ose në 1,361 dollarë gjobë. Nuk mund të fotografoni disa ura të caktuara, ndërtesa qeveritare apo pallatet e sheikëve.

Korea e veriut- Nëse dëshironi të vizitoni vendin në fjalë, përpiquni të tregoheni të kujdeshëm dhe të kufizuar me veprimet/sjellet tuaja. Nuk mund të fotografoni asgjë pa kërkuar dhe pyetur fillimisht nëse është apo jo e lejueshme. Mund të përballeni me gjobë ose të përfshiheni realisht në telashe.

Algjeria mbetet ende një vend konservator, veçanërisht pjesa jugore e saj. Ju mund t’i fotografoni burrat vetëm nëse merrni miratimin e tyre. Përsa i përket grave duhet të merrni sërish leje nga bashkëshortët ose baballarët, pasi gratë konsiderohen pronë e tyre. Po kështu është e ndaluar fotografimi i urave, digave apo objekteve ushtarake.

loading…