Në një debat të organizuar nga ish-ambasadori gjerman, Wolgang Ichinger, janë përballur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ku është folur për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e një marrëveshje finale.

Në këtë debat ka qenë i pranishëm edhe eurokomsioneri Johanes Hahn.

Presidenti serb, ka thënë se Serbia është e përkushtuar për vazhdimin e dialogut në mënyr që të arrihet një marrëveshje finale që do të ketë bazë një kompromis ku të dy palët do të jenë fitimtare.

Ai ka thënë se për këtë gjë është i gatshëm që të rrezikojë edhe karrierën e tij politike dhe shumë më shumë, e për këtë thotë se është i njoftuar edhe Johanes Hahn dhe Hashim Thaçi.

Sipas Vuçiqit, nuk duhet që të merren për bazë opinionet e shteteve të tjera sa i përket arritjes së marrëveshjes, sepse një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të jetë vetëm për qytetarët e këtyre dy shteteve.

“Do të bëjmë gjithçka për të arritur një zgjidhje kompromisi. Nuk do të jetë një marrëveshje për kapitullimin e njërës, palë këtë rast Serbisë. Çështja më e rëndësishme është se di të jetë raporti ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Ky dialog është për ne, nuk është as për BE-në, as për SHBA-të. Këtë ia kam thënë Thaçit disa herë. Nëse do të punojmë fortë , nuk e mohoj mundësinë e arritjes së marrëveshjes, por sot mund të them se jemi shumë larg marrëveshjes”, ka thënë Vuçiq.

Ndërkohë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pasi e ka marrë fjalën, ka thënë se problemi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është shumë më i komplikuar se sa çështja ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, për shkak të kaluarës dhe luftës së vitit 1999.

Thaçi ia ka përmendur Vuçiqit luftën që Serbia ka bërë për mos anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL dhe UNESCO, që si pasojë ka pasur më pas vendosjen e taksës ndaj produkteve serbe.

Presidenti ka thënë se janë dukë bërë përpjekje për arritjen e një marrëveshje që si rezultat përfundimtar të ketë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Por vazhdimi i dialogut sipas presidenti duhet të vazhdojë pa kushte, sepse nëse do të ishte ashtu, atëherë Kosova do të kishte 1001 arsye për të vendosur kushte për Serbinë.

“Jam i impresionuar me marrëveshjen e Maqedonisë dhe Greqisë, dhe tani mendoj se kemi edhe një problem tjetër në Ballkanin Perëndimor. Mendoj se çështja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është shumë më e komplikuar se sa ajo ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Sot do të flas për të ardhmen e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por me lejoni disa pika rreth Brukselit. Marrëveshja e 2013 ishte një sukses, disa pika janë implementuar, dhe disa po implemeneohet. Ajo çfarë më intereson, është se ku jemi tani. Jemi në një situatë të status-quos. Jemi duke bërë përpjekje për arritjen e një marrëveshje, e cila do të ketë rezultat njohjen e pavarësisë dhe integrimin e Kosovës në OKB. Ajo çfarë ndodhi në UNESCO dhe INTERPOL, u pasua nga tarifa. Dialogu duhet të vazhdojë pa ndonjë kushtëzim. Ne kemi 1001 kushte për të vendosur në dialog por nuk e bëjmë. Ka sfida ndërmjet nesh. Komuniteti serb nuk duhet të shfrytëzohet vetëm për qëllime politike. Në muajt që po vijnë, do të gjejmë një marrëveshje të mirë, që të do të ruaj multietnicitetin e Kosovës. Kjo marrëveshje do të ndihmojë paqen dhe stabilitetin e rajonit. Kosova është duke marrë të gjitha përgjegjësitë”, ka thënë Thaçi.

Presidenti gjithashtu i ka kujtuar Vuçiqit dhe komunitetit ndërkombëtar se deri sot askush nuk është dënuar për krimet që serbët kanë kryer ndaj popullatës civile në Kosovë gjatë luftës së fundit.

“Kush është dënuar për mijëra kosovarët që janë vrarë në serbët në luftën e fundit, dhe kush është dënuar për dhunimet që janë bërë. Askush nuk e ka bërë, askush nuk është dënuar. Kosova është viktima e madhe, që është përballë me spastrim etnik”, ka thënë Thaçi.