Atmosferë e rëndë në takimin e sotëm mes VV-së dhe LDK-së, kishte edhe diskutime të ashpra

Takimi i sotëm në mes të Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, kur pritej të finalizohej edhe marrëveshja e tyre për krijimin e qeverisë së re, nuk ka shkuar fare ashtu siç pritej.

Nga burime brenda palëve të përfshira në këto negociata mësohet se ky takim ka qenë edhe më i rëndë se të kaluarit, me mospajtime relativisht të theksuara. “Sonte ka pasur diskutime edhe më të rënda se herëve të kaluara. Edhe takimi u ndërpre për shkak të situatës së rëndë të krijuar dhe humbjes së disponimit për diskutime të mëtejme”, ka thënë një burim për Lajmi.net.

Nuk dihet nëse do të ketë takim të ri apo se çfarë do të ndodhë më tutje, pasi që asnjëra palë nuk janë deklaruar për media deri më tash.