La Liga

Atletico Madrid fiton edhe me 10 lojtarë, vazhdon vuajtja për Sevilla-n

Atletico Madrid triumfon edhe me dhjetë lojtarë ndaj Sevilla-s, me këta të fundit që nuk po mundin të kalojnë krizën.

Sfida e prapambetur e javës së katërt të La Liga u mbyll me rezultatin 1-0, ndërsa foli në pjesën më të madhe për vendasit.

Pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura, ndërsa goli i vetëm i këtij takimi u realizua në minutën e 47’, me Llorente që kaloi ekipin e Simeones në avantazh.

Ndërsa në minutën e 70’ Atletico mbeti me dhjetë lojtarë, pasi Soyuncu që kishte vetëm katër minuta në fushën e lojës, duke u aktivizuar në vend të Koke, u ndëshkua me karton të kuq.

Megjithatë Sevilla nuk mundi ta shfrytëzonte superioritetin numerik, me ndeshjen që në fund u mbyll me rezultatin 1-0.

Pas këtij takimi, Atletico Madrid renditet në vend të tretë me 38 pikë, teksa Sevilla në vend të 15-të me 16 pikë.