Atletico interesohet për Hysajn

Atletico Madridi është duke u interesuar për transferimin e mbrojtësit të djathtë shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj, shkruan “Calcio Mercato”.

Trajneri i Atleticos, Diego Simeone, është adhurues i 27-vjeçarit. Hysaj do të jetë lojtar i lirë në fund të qershorit.

Hysaj këtë edicion i ka luajtur 25 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa i ka tri asistime.