ATK ka inkasuar 40.8 milion euro më shumë se në vitin 2017

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka publikuar të hyrat e këtij institucioni që nga fillimi i këtij viti deri në muajin tetor.

Sipas një komunikatë dërguar medieve ATK-ja ka  40.8 milion euro të inkasuara më shumë  se vitin e kaluar.

“Projeksioni i të hyrave nga ATK po vazhdon të tejkalohet, deri me 31 tetor 2018 ATK ka grumbulluar 88 % të të hyrave të përgjithshme vjetore, apo shprehur në shifra 391.6  milion euro. Se kemi një nivel shumë të mirë sa i përket realizimit të planit të të hyrave,  këtë e tregon edhe krahasimi mes periudhave, nëse e krahasojmë periudhën janar-tetor 2018 me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kemi rritje për 40.8 milionë euro, ndërsa më shumë se plani kemi 14 milion euro”, është thënë në komunikatë.

ATK po ashtu ka njoftuar se do të vazhdojë të punoj me përkushtim në realizimin, por edhe tejkalimin e projeksionit për vitin 2018.