Inspektimi

ATK-ja pezullon nga puna një inspektor tatimor

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar ka marrë vendim mbi pezullimin parandalues nga marrëdhënia e punës në ATK për një inspektor tatimor të dyshuar për “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.
Sipas njoftimit të ATK-së, menaxhmenti i ATK-së siguron opinionin se çdo informatë e dëshmuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe rasteve korruptive do të dërgohet në organet kompetente për trajtim, dhe ndaj të gjithëve që shpallen fajtorë për vepra penale do të ndërmerren masat e largimit nga marrëdhënia e punës në institucionin tonë.

“ATK falënderon qytetarët, mediat, Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës për mbështetjen në luftimin e dukurive negative”, thuhet në komunikatë.