ATK-ja: Në Kosovë nuk ka asnjë kazino të regjistruar

Zyrtarisht asnjë kazino në Kosovë nuk ka leje nga Administrata e Kosovës për të suhtruar veprimtarinë e tyre.

Rrjeshimisht sipas zëdhënësja së ATK-së, Valentina Bytyqi, nuk ka të regjistruar asnjë kazino.

“Aktualisht në Kosovë nuk ka asnjë kazino të regjistruar dhe ne nuk kemi pasur asnjë kërkesë për regjistrimin e bizneseve të tilla”, ka pohuar ajo.

Sipas saj, kërkesat që duhet plotësuar për të regjistruar një biznes të tillë mund të jetë shkaku pse deri më tani nuk është regjistruar asnjë biznes i tillë.

“Njëherë ka qenë një kërkesë, por më pas është tërhequr kërkesa e tyre për shkak se për ta regjistruar një biznes të lojërave të fatit është pak më ndryshe. Individi i cili planifikon që ta hapë një kazino duhet të paguajë tatim 1 milion euro dhe 2 milionë të tjera duhet t’i ketë në konto për të garantuar rregullin ligjor. Ndoshta është kjo për shkak të çmimeve, mirëpo në Kosovë nuk ka kazino, mundet të ketë lojëra të fatit”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se ditëve të fundit Kosova u trondit nga dy vrasje që ndodhën në kazino.

Të dielen një 36-vjeçar u vra me armë zjarri në një kazino në rrugën e Reshanit në komunën e Suharekës, ndërsa një i ri tjetër u vra të mërkurën mbrëma në një kazino në qytetin e Lipjanit.

Ndërkohë në Prishtinë është duke vazhduar aksioni i policisë, doganës e ATK-së ndaj lokaleve të lojrave të fatit.