ATK del me një njoftim për tatimpaguesit

Administrata Tatimore e Kosovës ka aprovuar procedurat përmes së cilave tatimpaguesit mund të kërkojnë ndihmë nga ATK për të zgjidhur mosmarrëveshjet që dalin nga tatimimi që nuk është në përputhje me dispozitat e marrëveshjes përkatëse të tatimit të dyfishtë (METD). Kështu ka bërë të ditur sot ATK, me ç’rast, ka potencuar se këto mosmarrëveshje përfshijnë raste të tatimit të dyfishtë juridik dhe ekonomik, si dhe mospërputhjet në interpretimin dhe zbatimin e një METD-je.

Të gjitha METD-të ekzistuese të Kosovës, sipas ATK-së, përmbajnë nenin MAP bazuar në dispozitat e nenit 25 të Konventës Model të Tatimeve dhe Kapitalit nga OECD.

“Tatimpaguesit duhet t’i referohen vetë tekstit të marrëveshjes tatimore përkatëse për të kuptuar kushtet për të aplikuar për MAP sipas asaj marrëveshje tatimore. Marrëveshjet tatimore janë në dispozicion në ueb-faqen e ATK. Po ashtu, tatimpaguesit mund të kërkojnë ndihmë në ATK lidhur me Procedurën e Marrëveshjes së Ndërsjellë (MAP) sipas kushteve të METD-së përkatëse.”, ka informuar ATK.