Kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq gjatë takimit me qytetarë të Mitrovicës së Veriut në objektin e kësaj komune tha se interesimi i qytetarëve për të marrë pjesë është shumë i mardh.

Atiq ka përmendur punët që kanë kryer në këtë komunë brenda mandatit të tij, derisa tha se demokratizimi i institucionit komunal është shumë me rëndësi.

“Demokratizimi i institucionit komunal është shumë me rëndësi edhe për mu si kryetar komune edhe si premtim elektoral që e kam pas por edhe për ekipin me të cilën punojmë bashkë më shumë se 1 vjet. Sa i përket temës së qarkullimit të lëvizjes së lirë jemi të hapur me diskutu me juve dhe me ju dëgju brengat e kritikat aty ku ju i cilësoni si të rëndësishme dhe me ju përgjigj çkado që keni nevojë”, tha ai, raporton KP.

Për një vit qeverisje, Atiq tha se qytetarët që i janë qasur komunës janë munduar që me kapacitetet që i kanë t’iu dalin ball për tua zgjidhur problemet.