Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është takuar me Brigitte Macron dhe shumë avokues të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore në drekën e shtruar nga Dukesha e Luksemburgut, Maria Teresa për nder të pjesëmarrësve të “Stand Speak Rise Up”.

“Kënaqësi të takoj Znj. Brigitte Macron dhe shumë avokues të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore ne drekën e shtruar nga Dukesha e Luksemburgut, Maria Teresa, për nder të pjesëmarrësve të #StandSpeakRiseUp. Faleminderova znj. Macron për përkrahjen e Francës për Kosovën dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit për fuqizim të rolit të gruas, me theks të veçantë te të mbijetuarat e dhunës seksuale”, ka shkruar Jahjaga në Facebook ku postoi edhe disa fotografi.