Në plazhin e Vlorës ka ndodhur një atentat, ku mbeti i vdekur biznesmeni nga Shqipëria Arben Beqiraj dhe u lënduan dy persona të tjerë.
Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim dy nga autorët e dyshuar për atentatin që tronditi të dielën zonën e Plazhit të Vjetër, ku biznesmeni Arben Beqiraj humbi jetën si pasojë e 6 plumbave të marrë në gjoks. Ngjarja në Plazhin e Vjetër në Vlorë ndodhi kur zona ishte e tejmbushur me pushues.
Para të shtënave, pronari i lokalit dhe personat e tjerë patën një konflikt që u mendua se u mbyll, por autorët nuk kanë hequr dorë duke u rikthyer të armatosur rreth orës 19:30.
Biznesmeni Arben Beqiraj, 40 vjeç, ishte duke pirë kafe së bashku me djalin dhe nipin e tij , kur ndaj tij është qëlluar me armë. 40 vjeçari është goditur me plumb në kraharor ndërsa djali i tij 18 vjeçar Erges Beqiraj si dhe nipi Nesim Hodaj janë plagosur në këmbë.
Autorët janë larguar me automjetin e tyre në drejtim të pyllit të Sodës në Vlorë në një zonë larg Vlorës, në errësirë për të humbur gjurmët.
Një nga autorët e dyshuar për vrasjen e Arben Beqiraj, Eduard Xhezo, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës. Ky person është dënuar më parë me 5 vite burg nga gjykata e rrethit, por është lënë i lirë, duke e konsideruar person të parrezikshëm për komunitetin.







