Një atentat ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës. Nga të dhënat e para mësohet se shënjestra ka qenë prokurori Arjan Ndoja.
Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur rëndë. Identiteti i tyre nuk dihet ende.
Kujtojmë që prokurori Arjan Ndoja ka qenë sulmuar para disa javësh nga kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri Erjon Brace për një cështje pronash ku ishte përfshirë edhe ish-drejtori i Kadastrës.

Sot ka ndodhur një përplasje me armë, ku kanë mbetur të plagosur dy persona ndërsa një tjetër ka vdekur. Ngjarja ndodhi tek mbikalimi i Shkozetit. Motivet janë ende të paqarta. Nga të dhënat e para mësohet se atentati i është bërë prokurorit Arjan Ndoja.
Njëra prej makinave që është përfshirë në shkëmbim zjarri është tip “Benz” me targa AA 333 ZD dhe ndodhet në vend. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit, por ende nuk dihet identiteti i tyre. Policia ka rrethuar zonën e Shkozetit, ndërsa policia është vendosur në ndjekje të autorëve.







