Atdheu u përball me Antonelën, reagon Elvisi: A ju pata thënë?

Atdheu u rikthye në studion e Përputhen puntatën e djeshme dhe
pati një përballje me Antonelën.

Antonela pranoi se ende ka pëlqim për Atdheun ndërsa ai u shpreh se për dashuri i thyen rregullat.

Pas përballjes së tyre, ish-konkurrenti i ”Për’puthen”, Elvisi ka reaguar me një postim në Instastory ku ironizon ngjarjet që ndodhën puntatën e fundit.

”E urrej t’ju them ”A ju pata thënë?” Por, a ju pata thënë? Jo po Elvisi ju nxjerr litarin femrave, jo po i kërcënon, jo po abuzues maskilist. Jo po meshkuj si Elvisi nxitin dhunën ndaj femrave. M’qeshet se ndaloj dot”, ka shkruar Elvisi.