Atdheu tregon momentin e sikletshëm: Një burrë më tha, “Gruaja ime të ka fiksim”

Atdheu është një nga konkurrentët më të përfolur të ‘Përputhen’ dhe një nga djemtë më të pëlqyer nga vajzat brenda por dhe jashtë programit.

Së fundmi ai ishte i ftuar në emisionin ‘Gamour Zone’ ku foli gjithashtu dhe një për momentet e tij më të sikletshme që pas hyrjes në ‘Përputhen’.

“Ishte një çift, në moshë të mesme. Burri vjen e më kërkon të bëjmë foto. Pranova. Dhe më tha: ‘Jo me mua, me gruan se të ka fiksim’. Ai përdori term të gabuar, se e pashë që i iku zëri kur e tha.

 Më pas më kërkoi falje dhe më tha që gruaja e tij më ka parë në televizor dhe më pëlqen si personazh, por mua më iku fytyra”, tha Atdheu.