Atdheu: E kam kërkuar pajtimin Xhuli-Stresi, ofendimet e debatet dikur bëhen monotone për publikun

Ish konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Atdhe Xharravina ka komentuar në media sociale përmirësimin e raportit në mes të Xhulit dhe Stresit.

Atdheu, i cili përgjatë aventurës së tij televizive në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, kishte nisur një njohje me Xhulin, e ka përgëzuar këtë të fundit për rregullimin e relacionit me Stresin.

Kjo për faktin sepse sipas tij, ofendimet dhe debatet “dikur bëhen monotone edhe për publikun”.

“Unë e kam ditur pak a shumë edhe e kam kërkuar atë pajtim se në fund të ditës është një lojë edhe ndryshon dinamika e lojës. Mendoj që bëhen bajate ofendimet, debatet, situatat edhe para syrit të publikut. Duan me pa diçka risi”, ka shkruar Atdheu në një përgjigje për ndjekësit e tij në Instagram.