Atdhe Xheravina

Atdheu e çon Arjolën në gjyq? Flet gjakovari

Raporti pak me pikëpyetje i Atdhe Xharavinës dhe Arjola Demirit ngjallë interes.

Si i tillë, është terren goxha i mirë për klikime të cilat shpesh herë kapen përmes lajmeve të rreme.

Një i tillë ka qarkulluar së fundmi me titull që gjakovari do ta çojë Arjolën në gjyq.

Për Atdheun me shumë gjasë kupa është mbushur prandaj na vendosur t’i thotë ca llafe.

Ai përmes Instagram ka mohuar këtë raportim duke e nënvizuar se e ka thënë në shaka e sipër.

Mes tjerash Atdheu ka thënë se respekti i tij ndaj aktores nuk ndryshon, përkundër shkrimeve nga më të ndryshme kohë pas kohe në portale.

Reagimi i plotë, në vijim.