Atdheu drejtuar Xhulit: Tash e mbas bëhu e fortë, mos e humb fokusin më për kurrgjë

Gjatë natës së sotme të spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova, siç edhe është bërë traditë, është transmetuar video materiali i banorit të fundit të eliminuar, Atdheut ku shprehë mesazhet e tyre për banorët brenda.

Ai i ka kërkuar Stresit që të mos ndryshojë deri sa ta prekë finalen.

“E di që jemi shok, jashtë dhe shpresoj që do ta mbash deri në fund, deri në finale”, ka qenë porosia e tij për Stresin.

Ndërkaq, një porosi Atdheu e kishte edhe për Xhulin.

“Xhuli, pamarrparasysh egos dhe krenarisë time, po të pres jashtë për me u sqaruar. Të kam premtuar dhe do e mbaj. Bëhu e fortë tash e mbas. Mos e humb më fokusin për kurrgjë”, ka qenë porosia e Atdheut për banoren.

Për t’i parë mesazhet e tjera të Atdheut për banorët e BBVK-së, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.