Atdhe Xheravina e pret me lule Adriana Matoshin pas operimit

Modeli Atdhe Xharavina, ishte një prej shumë miqve që i qëndroi pranë aktores dhe deputetes Adriana Matoshi në spitalin e Tiranës, teksa iu nënshtrua sot operimit nga tumori në tru.

Menjëherë pas operimit, ai e ka pritur me një buqetë me lule Matoshin, e disa foto nga kjo pritje i ka shpërndarë edhe vetë në Instagram.

Aktorja Adriana Matoshi ka njoftuar të hënën se pas 9 vitesh i është rikthyer tumori në tru, të cilin më parë kishte arritur ta mposhtë.