Mbrëmë, Policia e Kosovës ka marrë një lajmërim se një lokal në Podujevë është sulmuar.

Pronari i restoranit i ka treguar Policisë së Kosovës se lokali i tij është dëmtuar nga një predhë e armës.

Fatmirësisht, nga ky sulm askush nuk është lënduar. Xhami i lokalit është dëmtuar.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një predhë.