Ata që merren me këto profesione, flenë gjumë më së paku: Pajtoheni edhe ju me këtë hulumtim?

89 për qind e të anketuarve konsideron që nuk fle gjumë mjaftueshëm

Nëse ndonjëherë keni pyetur cilat profesione kontribuojnë që të flemë më pak, një hulumtim britanik ka dhënë përgjigjen.

Në të vërtetë, firma “Hyllary” i është përkushtuar hulumtimit të rreth 4.600 njerëzve, duke u bërë pyetjen “A besoni që flini gjumë mjaftueshëm natën?”

89 për qind e të anketuarve është përgjigjur që flenë tepër pak, ndërsa vetëm 11 për qind flenë mjaftueshëm.

Se sa fle secili grup, natyrisht, varet nga ajo se a kanë shumë ndërresa të natës, sa u është stresuese puna dhe sa shpesh udhëtojnë zyrtarisht.

Personat të cilët punojnë në këto profesione më së paku flenë gjumë – kanë treguar rezultatet e anketës:

▪ Punëtorët shëndetësorë: 4 orë e 15 minuta;
▪ Zyrtarët policorë: 4 orë e 30 minuta;
▪ Mësuesit dhe profesorët: 4 orë e 35 minuta;
▪ Gazetarët: 4 orë e 50 minuta;
▪ Veprimtaritë shërbyese: 5 orë.