Qytetarët e Prishtinës kanë protestuar të dielën në rrugën “Xhorxh Bush” kundër mbylljes së po kësaj rruge.

Protestës së nisur nga ora 12:00, i janë bashkuar dhjetëra qytetarë, të cilët e kanë shprehur zhgënjimin e tyre lidhur me mbylljen e kësaj rruge vitin e kaluar nga kryetari i komunës, Përparim Rama.

Ata kanë kritikuar vendimin për mbylljen e kësaj rruge, duke thënë se po shkakton kolona në qytet.

Madje një qytetare ironizoi duke thënë se mërgimtarët “kanë mbërri për gjysmë ore prej Zvicrës, e na hala në kolonë tu prit”. /Ballkani.info/