Ata kanë 20 vjet martesë, por aktorja e famshme pranon se nuk donte të martohej me Will Smith

Jada Pinkett Smith dhe Will Smith kanë zbuluar shumëçka për lidhjen e tyre.

Ata kanë lidhjen më të veçantë në Hollywood dhe kanë arritur të mbajnë martesën e tyre me sukses për gati 21 vite.

Por, edhe Jada dhe Will Smith pranojnë se nuk e kanë pasur aspak të lehtë dhe kanë kaluar nëpër shumë gjëra për të ardhur deri këtu ku janë, përcjell Gazeta Express.

Në programin tashmë të njohur të aktores, “Red Table Talk” i ftuar ka qenë pikërisht Will Smith, i cili ka folur gjithçka për lidhjen e tij me Jada, në prani të vjehrrës dhe vajzës së tij, Willow.

Ndër të tjera, Jada ka pranuar se ajo nuk e ka menduar asnjëherë të martohet, madje as me Will, por është ndier e detyruar të martohet nga nëna e saj, pasi kishe mbetur shtatzënë.

Ishte një moment vërtetë i sikletshëm në tavolinë, por ata më pas qartësuar gjërat.

Pjesa e parë e bisedës është publikuar në Facebook dhe ka mbatur në një moment shumë emocionues, ku ata pranojnë madje se janë ndarë.

Javën e ardhshme publikohet pjesa e dytë./Gazeta Express/