Kapitulli i ri

Asya Gashi po kthehet në muzikë, tregon për ndryshimin që ka pësuar

Ajo karrierën e saj e kishte të përqendruar Turqi.

Por, këngëtarja Asya Gashi, tashmë ka marrë vendime të reja, sa i përket vazhdimësisë në profesion, shkruan Ballkani.info.

Përmes një postimi në Instagram, Asya tha se karrierën tashmë do ta vazhdojë në Amerikë me kompaninë e saj Om Chanting LA, duke hequr kështu dorë nga muzika turke.

Duke mos mjaftuar me kaq, pos depërtimin në tregun amerikan, këngëtarja së shpejti do nis edhe me turne koncertesh në SHBA.

Madje, ajo ftoi edhe talentët e rinj që t’i bashkohen kësaj kompanie.

Sa ishte pjesë e Turqisë, Asya ka realizuar disa këngë, të cilat janë përkthyer në hite atje.