Asus RT-AX99U një router Wi-Fi 6 me kapacitet 6Gbps

Asus RT-AX99U është routeri wireless më i fundit me standardin Wi-Fi 6 (802.11ax) i cili do të dalë në shitje përgjatë 2019-ës dhe premton risi për rrjetet shtëpiake.

Standardi Wi-Fi më i fundit 802.11ax sjell frekuenca 160Mhz dhe shpejtësi përmes rrjeteve wireless deri në 6,000Mbps për Asus RT-AX88U.

Kjo shpejtësi ndahet mes bandës 2.4Ghz me kapacitete 1,148Mbps dhe në bandën 5Ghz 4,804Mbps.

Me fjalë të tjera është 2.3 herë më i shpejtë sesa çdo router 802.11ac me dy banda.

Asus ka paketuar në këtë router teknologji si OFDMA dhe MU-MIMO ku sipas kompanisë ofrojnë efikasitet dhe kapacitet më të lartë rrjeti.

Asus RT-AX99U ofron 80% më shumë mbulim sesa routerët e gjeneratës së kaluar.

Funksione shtesë

Asus RT-AX88U ka katër porta LAN gigabitëshe dhe dy porta USB për hardisqet dhe printerët.

Fuqizohet nga një procesor katër bërthamësh 64-bit 1.8Ghz. Gjithashtu ka funksione si QoS për tu dhënë prioritet trafikut të lojërave dhe Asus AiMesh përmes të cilës routeri lidhet me të tjerë për të krijuar një rrjet Wi-Fi Mesh.

Asus RT-AX88U do të kushtojë 350 dollarë.