SPACE X

Astronautët e NASA-s kthehen në Tokë LIVE VIDEO

Dy astronautët e NASA-s që udhëtuan për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës me mjetin e ri fluturues Crew Dragon të kompanisë SpaceX, u kthyen me sukses në Tokë të dielën, pas një qëndrimi prej dy muajsh në orbitë.

Kapsula me astronautët Bob Behnken dhe Doug Hurley u ul me parashuta në Gjirin e Meksikës, duke i dhënë fund një udhëtimi që shënoi misionin e parë pas nëntë vitesh të NASA-s për dërgimin e astronautëve në stacionin orbital.

Menjëherë pas uljes, Behnken dhe Hurley raportuan se ndiheshin mirë. Drejt kapsulës nxituan motoskafët për të marrë astronautët,

Kapsula e misionit Endeavour u shkëput nga stacioni orbital të shtunën mbrëma për t’u ulur pranë brigjeve të Floridës të dielën pasdite.

Dy astronautët e NASA-s që udhëtuan për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës me mjetin e ri fluturues Crew Dragon të kompanisë SpaceX, u kthyen me sukses në Tokë të dielën, pas një qëndrimi prej dy muajsh në orbitë.

Kapsula me astronautët Bob Behnken dhe Doug Hurley u ul me parashuta në Gjirin e Meksikës, duke i dhënë fund një udhëtimi që shënoi misionin e parë pas nëntë vitesh të NASA-s për dërgimin e astronautëve në stacionin orbital.

Menjëherë pas uljes, Behnken dhe Hurley raportuan se ndiheshin mirë. Drejt kapsulës nxituan motoskafët për të marrë astronautët,

Kapsula e misionit Endeavour u shkëput nga stacioni orbital të shtunën mbrëma për t’u ulur pranë brigjeve të Floridës të dielën pasdite. /VOA/