“Astriti ishte i VV-së, jo i PSD-së”, përplasja VV-PSD (FOTO)

Sot dy vite ka vdekur ish-aktivisti i ndjerë i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari

Ishte arrestuar nën akuzën e sulmit ndaj Kuvendit të Kosovës, ku qëndroi nën-arrest në Prizren.

Lëvizja Vetëvendosja dhe deputetët e dalur në PSD – kujtuan sot, Astrit Deharin. shkruan Ballkani.info.

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka shkruar në rrjetin social, Facebook në përkujtim të Deharit.

Duke pasuar komentet ofenduese ndaj Kastratit. njëri ndër ta ishte edhe ai që Astrit Dehari ishte i VV-së, jo i PSD-së:

” Astriti ishte i LVV e jo i PSD. Mos e vajto se po të ishte në jetë, sigurisht që do ju urrente për tradhtin ndaj LVV”, ishte komenti i një qytetari në postimin e Kastratit.

Mos pajtimet mes VV-së dhe PSD-së po kalojnë edhe në temën e ndjeshme të vdekjes së aktivistit, Astrit Dehari. /Ballkani.info/