Astrit Selmani pret të debutojë kundër Suedisë

Sulmuesi i Hammarbyt të Suedisë, Astrit Selmani pret të debutojë me fanellën e Kosovës në ndeshjen kundër Suedisë.

Ai ka thënë se është i gatshëm për lojë dhe ndihet në formë të mirë.

Selmani edhe në shtator ishte i grumbulluar, por për shkak të mungesës së shtetësisë dhe pasaportës, nuk pati drejtë të luajë për Kosovën. Ai shpreson që të debutojë ndaj Suedisë në ndeshjen që Kosova e luan të shtunën, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

“Presim një ekip fizik, që janë të fortë në rivëniet e këndit dhe goditjet e lira. Kanë një mentalitet fitues si ekip. Jam i gatshëm për lojë dhe për ndeshjen kundër Suedisë. Të gjithë më kanë pritur mirë dhe më lehtë të vij në Kosovë se diku tjetër. Jam krenar që luaj për Kosovën dhe pres që edhe tjerë ‘Dardanë’ të vijnë dhe të luajnë për Kosovën. Në Suedi ka shumë shqiptar dhe besoj se do të vijnë shumë, shpresoj të vijnë sa më shumë”, ka thënë sulmuesi i Hammarbyt pas stërvitjes me Kosovën. Selmani për ekipin suedez ka shënuar katër nëntë gola dhe ka asistuar tetë herë në 27 ndeshje.