Bashkëpunëtori i afërt

Astrit Haraqija: Presidenti Rugova u varros si mysliman, kokën e ka të kthyer kah kibla

Njëri nga njerëzit më të afërt të presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, Astrit Haraqija është përfshirë në debatin e ri për varrimin e presidentit Rugova.

Ai ka thënë se ish presidenti asnjëherë nuk ishte konvertuar në të krishterë ashtu siç spekulohet vazhdimisht.

Në një deklaratë për Ballkani.info Haraqija ka thënë se ka qenë organizator i ceremonisë së varrimit të ish-presidentit, dhe se është kujdesur që varrosja të ndodhte sipas riteve të fesë islame.

“Kam shku te Rexhep Boja. Ai gjallë është! E kam pyetur se si duhet të bëhet varrimi që të kishim kujdes që koka të ishte kah kibla edhe adhtu është”, ka thënë Haraqija.

Për detaje tjera të varrimit të ish presidentit Rugova, Ballkani.info nesër iu sjellë rrëfimin ekskluziv të Astrit Haraqisë. /Ballkani.info/