Astrit Haraqija përfshihet në përplasjen Osmani-Veliu, përmend plumbat e pasluftës

Në përplasjen mes Agim Veliut e Vjosa Osmanit për fotografinë me Kurtin në hollin e Kuvendi të Republikës së Kosovës, është përfshirë edhe ish-ministri i Kulturës nga radhët e LDK’së, Astrit Haraqija.

Në profilin e tij Haraqija ka thënë se “Kapuqit të ri duhet me iu rujtë, se s’ka pas kurrë kapuq”.

Përplasja mes dy nënkryetarëve të LDK’së, Vjosa Osmanit dhe Agim Veliut, ka filluar pasi ky i fundit i ka kërkuar Osmanit llogari për takimin e rastësishëm të ndodhur dje në hollin e Kuvendit të Kosovës me kreun e VV’së, Albin Kurtin.

Ndërkohë Osmani në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se nuk i jep përgjegjësi Agim Veliut.