Astrit Haraqija nis shpërndarjen e fanellave me shkrimin e Grenellit kundër Albin Kurtit

Anëtari i LDK-së, Astrit Haraqija, ka shpalosur disa bluza që brenda tyre përmbajnë një shkrim të ambasadorit amerikan, Richard Grenell, në të cilin kundërshtohet vendimi i kryeministrit Kurti, i marrë ditë më parë, për heqjen e pjesshme të taksës.

Në këtë shkrim, Grenell, i pati thënë Kurtit se po luan një lojë të rrezikshme, teksa ia pati bërë të qartë kërkesën e SHBA-së për heqjen e plotë të tarifës ndaj mallrave serbe.

E këtë fjalim, të shoqëruar me logo të LDK-së dhe emblemën e ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova, kanë filluar që të shpërndahen.